- Redaksi dhe gazetarë të pavarur të kualifikuar për financim dhe mbështetje
- Afati i fundit për aplikime: 23 shkurt 2023
- Regjistrohuni për buletinin e IJ4EU që të jeni të informuar
Fondi i Gazetarisë Investigative për Evropën (IJ4EU) sot, më 12 janar, hapi dy thirrje të reja për projekte gazetarie investigative ndërkufitare në Bashkimin Evropian dhe në vendet kandidate për në BE.
Investigative Support Scheme e IJ4EU do të ofrojë grante midis 5,000 dhe 50,000 euro për t’i dhënë mundësinë ekipeve ndërkufitare të çdo lloji të kryejnë investigime në interes të publikut.
Afati i fundit për aplikim është data 23 shkurt në orën 23:59 CET. Shiko informacionin e plotë dhe pyetjet e bëra shpesh.
Ndërkohë, Freelancer Support Scheme e IJ4EU do të ofrojë grante deri në 20,000 euro për ekipe investigative ndërkufitare të përbëra kryesisht nga gazetarë të pavarur. Ajo gjithashtu do të ofrojë gjithashtu mbështetjeje përmes trajnimit, mentorimit dhe mundësive të bashkëveprimit.
Afati i fundit për aplikimet për Freelancer Support Scheme do të jetë gjithashtu 23 shkurt në orën 23:59 CET. Shikoni informacionin e plotë dhe pyetjet e bëra më shpesh.
Në total, fondi IJ4EU do të ofrojë 1.23 milionë euro në grante të drejtpërdrejta për të mbështetur gazetarinë investigative mbi tema transnacionale gjatë raundit të financimit 2022/2023.
Rreth 900,000 euro do të shpërndahen përmes Investigation Support Scheme dhe 330,000 euro përmes Freelancer Support Scheme.
Lexoni më shumë rreth fondit IJ4EU dhe pse ne jemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë investigative.
Deri më sot, IJ4EU ka shpërndarë më shumë se 2.5 milionë euro në grante për projekte ndërkufitare, duke i dhënë mundësinë qindra gazetarëve të kryejnë investigime ambicioze mbi tema me interes për audiencën në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Shkoni investigimet e financuara më parë në seksionin tonë të projekteve.
Kriteret gjeografike të përshtatshmërisë janë të njëjta për të dyja skemat. Aplikimet duhet të dorëzohen nga ekipe me anëtarë të vendosur në të paktën dy shtete anëtare të BE-së ose të paktën një shtet anëtar i BE-së dhe një vend kandidat për në BE.
Vendet kandidate për në BE janë Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Projektet duhet të përqendrohen në tema me rëndësi ndërkufitare. Do të merren në konsideratë investigime mbi të gjitha temat.
The Freelancer Support Scheme është krijuar për ekipet, anëtarët e të cilëve operojnë kryesisht jashtë strukturave të redaksisë. Përveç parave, ajo ofron një mbështetje të përshtatur në formën e mentorimit dhe trajnimit.
Investigation Support Scheme është e hapur për ekipe gazetareske të çdo lloji që kanë nevojë kryesisht për financim për të kryer investigimet e tyre.
Të dyja skemat shoqërohen me asistencë editoriale, mbështetje ligjore dhe mundësinë për të marrë pjesë në konferenca të specializuara.
Ekipet që punojnë në të gjitha llojet e mediave – përfshirë shtypin e shkruar, atë televiziv, mediat online, ata që merren me prodhimin e dokumentarëve dhe raportimin multimedial – do të merren në konsideratë. Projektet duhet të kenë për synim publikimin në të paktën dy vendet e përfshira.
Grantet e IJ4EU mund të përdoren për të mbuluar pothuajse çdo lloj kostoje të nevojshme për realizimin e artikullit. Kjo përfshin kostot e pagave dhe burimeve njerëzore si për gazetarët e punësuar ashtu edhe për gazetarët e pavarur, kostot e hulumtimit, të udhëtimit, ato të përkthimit si edhe kostot administrative.
Grantet në të dy skemat jepen nga juri të pavarura të përbëra nga redaktorë të njohur, gazetarë investigativë dhe ekspertë të gazetarisë. Lexoni më shumë rreth procesit të përzgjedhjes dhe kritereve.
Detaje të plota në lidhje me të dy skemat e financimit dhe mënyrën e aplikimit, si dhe informacionet rreth projekteve të financuara në të kaluarën, mund të gjenden në faqen e internetit të IJ4EU. Lexoni pyetjet dhe përgjigjet tona rreth aplikimit.
Ndërsa kërcënimet ndaj lirisë dhe pluralizmit të shtypit shtohen, fondi IJ4EU është i përkushtuar të garantojë mbështetje për gazetarinë investigative si një e mirë publike në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.
Rreth IJ4EU
IJ4EU (Gazetaria Investigative për Evropën) është një fond për të mbështetur gazetarinë investigative ndërkufitare. Ne ofrojmë grante për ekipe gazetarësh në Evropë që hulumtojnë tema me interes publik.
Fondi IJ4EU menaxhohet nga një partneritet prej tre organizatash: Instituti Ndërkombëtar i Shtypit – International Press Institute (IPI), Qendra Europiane për Gazetari – European Journalism Centre (EJC) dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias – European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF).
IPI drejton partneritetin dhe administron Skemën e Mbështetjes për Investigime. EJC menaxhon skemën Freelancer Support Scheme. ECPMF jep një çmim për gazetari investigative ndërkufitare në konferencën e përvitshme të IJ4EU UNCOVERED. ECPMF gjithashtu drejton një fond rezervë të ligjshëm për përfituesit e granteve.
Programi IJ4EU bashkë-financohet si Veprim Përgatitor nga Komisioni Europian (DG Connect). Ai merr financim shtesë nga Fondacionet Shoqëria e Hapur, Fritt Ord, Fondation Nicolas dhe Qyteti i Leipzigut. Programi është totalisht i pavarur nga donatorët në përzgjedhjen e projekteve dhe garanton rreptësisht pavarësinë editoriale të të gjithë përfituesve të granteve.
Regjistrohuni në buletinin e IJ4EU për të qenë të përditësuar për njoftimet më të fundit të IJ4EU.
Pyetje?
Ne i inkurajojmë aplikantët e interesuar që të vizitojnë faqen e internetit të IJ4EU dhe listën tonë me pyetje dhe përgjigje mbi mënyrën e aplikimit. Nëse keni pyetje të tjera, ndihuni të lirë të na kontaktoni.
Kontaktet
Për pyetje të përgjithshme ose pyetje që kanë lidhje me Investigation Support Scheme: Milica Miletic, koordinator programi IJ4EU në IPI ([email protected])
Për pyetje në lidhje me Freelancer Support Scheme: Zlatina Siderova, drejtuese projekti në EJC ([email protected]).